MESAZHI I THEMELUESIT

Për klientët tanë të vyer dhe të gjithë bashkëpunëtorët tanë

Në fillimet tona, ne patëm kënaqësinë e krijimit të diçkaje të re dhe zgjodhëm industrinë fisnike të burimeve njerëzore për të ndërmarrë një model biznesi unik që vë njerëzit në qendër të produkteve dhe shërbimeve.

Ne besojmë në marrëdhënie, jo në transaksione, duke i vënë njerëzit në qendër të zgjidhjeve të suksesshme. Me këtë në mendje, ne arritëm të ndërtojmë marrëdhënie të forta dhe të krijojmë ambasadorë të përhershëm të Dynamics Partners.

Nëpërmjet Motos sonë: Vlera të duhura, rezultate të mëdha ne kemi arritur të bëjmë dallimin në jetën e njerëzve dhe të ndërtojmë një emër, i cili na ka ngritur në nivelet e një platforme globale.

Me ambicien për tu përballur me sfidën e asaj që vjen më pas, ne do të vazhdojmë të tejkalojmë pritshmëritë tuaja, si një partner i besuar në rrugën tuaj drejt suksesit.
Faleminderit që na zgjodhët!

Monika Farka
Themeluese

Momente

ADN-ja jonë

Misioni

Të ofrojmë shërbime të shkëlqyera për organizatat dhe individët duke i ndihmuar ata të përcaktojnë dhe përmbushin vizionin e tyre strategjik, për të arritur një sukses afatgjatë për të gjitha palët.

Vizioni

Themeluar me një vizion të veçantë që synon arritjen e dy objektivave kryesorë: të udhëheqë profesionin tonë duke krijuar vlera për klientët dhe të bëhet një firmë parësore konsulence lokale që pëmendet me konsideratën më të lartë. Ne përpiqemi të mbështetemi në arritjet tona, dhe të forcojmë pozitën si një grup rajonal lider që fokusohet në konsulencën ndaj biznesit dhe outsourcing, brenda spektrit të plotë të zinxhirit të furnizimit me talente.

Vlerat

Ne në Dynamics Partners, i kushtojmë një rëndësi të madhe vlerave të kompanisë sonë, në thelb të së cilave është etika dhe profesionalizmi. Ne gjithashtu promovojmë aktivisht kulturën e të mësuarit të vazhdueshëm, dhe udhëhiqemi nga angazhimi për të shkëlqyer në çdo gjë që bëjmë. Ja çfarë nënkuptojnë vlerat tona për ne:

Njerëz

Njerëzit tanë janë profesionistë të kualifikuar që punojnë në një kulturë partneriteti ku dija ndahet dhe kultivohet. Ne ia dedikojmë forcën tonë njerëzve tanë. Marka e tyre personale është pikërisht ajo që identifikon firmën tonë.

Përsosmëri

Me fokus cilësinë dhe njohuritë, modeli ynë i biznesit ofron një qasje përshtatur nevojave të klientëve tanë, duke përmirësuar vazhdimisht veten dhe mirëpritur çdo opinion.

Partneritet

Partneriteti është në thelb të përqasjes sonë këshillimore. Ne vlerësojmë njohuritë dhe përvojën e klientëve tanë dhe kryejmë analiza të sakta dhe sistematike të nevojave të tyre, çka na bën të fitojmë statusin e një partneri të besuar.

Integritet

Ne punojmë për të ndërtuar marrëdhënie të besueshme duke qenë të përgjegjshëm, duke vepruar me etikë dhe profesionalizëm në gjithçka që bëjmë. Ne inkurajojmë bashkëpunimin e hapur dhe të ndershëm, duke siguruar në të njëjtën kohë konfidencialitetin më të madh.

Objektivitet

Ne ofrojmë këshilla të paanshme për klientët tanë dhe i informojmë ata paraprakisht për ndonjë konflikt të mundshëm interesi apo paqartësi në kërkesat e tyre.
 
 

Ekspertizë

Dynamics Partners përfaqëson sot një platformë ku integrohen tre linja të suksesshme biznesi:

Shërbime Konsulence për NVM dhe Shërbime Outsourcing të ofruara nën markën e saj të mirënjohur, si dhe Konsulencë mbi Kapitalin Njerëzor ofruar nën markën e AIMS International.

Dynamics Partners është gjithashtu themelues dhe sponsor krenar i IQKSH(Instituti për Qeverisjen e Korporatave Shqipëri) , një institut unik, i mbështetur nga IFC, që ofron këshilla praktike dhe praktiktat më të mira të edukimit tëqeverisjes së korporatave për drejtuesit aktualë e aspirues si dhe aktorët e tjerë.
Gjatë viteve, ne kemi zhvilluar një paketëtë plotë kompetencash që mund të kombinohen në mënyrë të përkryer për të përmbushur qëllimet e klientëve tanë. Kjo ekspertizë na mundëson që çdo angazhimi ndaj klientëve tanë t’i qasemi me një ekip të specializuar profesionistësh të përkushtuar dhe me përvojë, të cilët kanë një eksperiencë shumëvjeçare konsulence në çështje kyçe strategjike. Përveç burimeve tona të brendshme, nëpërmjet rrjetit tonë të profesionistëve të nivelit tëlartë, ne mund të sjellim menjëherë ekspertizën më të mirë në rajon duke fituar çdo sfidë me të cilat mund të përballen klientët tanë, dhe tejkaluar kështu vazhdimisht pritshmëritë e tyre.

Ekipi ynë

Një ekip i nivelit të lartë Konsulentësh dhe Partnerësh qëndron pas çdo shërbimi që ne ofrojmë. Falë mbështetjes së Ekipit Kërkimor dhe bashkëpunimit me IQKSH, ne jemi në gjendje të përmbushim çdo kërkesë të klientëve pavarësisht nga fusha e biznesit ku operojnë. Zyra Mbështetëse jep ndihmesën e saj për të gjitha zgjidhjet e konsulencës dhe ato të outsourcing, duke siguruar funksionimin e përsosur të proceseve të konsulencës, dhe bërë të mundur që ekipet individuale të konsulencës të përqendrohen plotësisht në ofrimin e zgjidhjeve/shërbimeve për klientët.


Monika Farka
Ledi Leka
Erleta Kastrati
Borana Barjami
Endri Ndoni
Fatjona Mina
Marlind Farka


Qeverisja

Ne jemi shumë të përkushtuar ndaj qeverisjes më të mirë, pasi ne besojmë se vetëm duke qenë transparentë mbi organizimin, standardet dhe procesin e vendimmarrjes, ne mund të fitojmë dhe ruajmë besimin e punonjësve tanë, klientëve dhe bashkëpunëtorëve të tjerë. Duke ndjekur parimet e qeverisjes së mirë të korporatave ne kemi krijuar struktura, në mënyrë që të gjitha palët të pranojnë se ne e mbajmë biznesin tonë në një gjendje të mirë dhe të ndjehen të sigurt se kompanitë tona menaxhohen me përgjegjësi.


Dynamics Partners qeveriset nga Bordi Këshillimor, i kryesuar nga themeluesja, Znj. Monika Farka. Nga ky pozicion ajo është përgjegjëse për pasurimin e portofolit të konsulencës dhe për krijimin e shërbimeve sinergjike si midis markave tona ashtu dhe me partnerët e tjerë të biznesit. Bordi Këshillimor drejton dhe kontrollon punën e kompanive dhe cakton menaxhimin dhe Partnerët e kompanive individuale. Bordi Këshillimor dhe drejtuesit mbeten plotësisht të përkushtuar ndaj standardeve të larta të qeverisjes së korporatave dhe drejt zhvillimit të një biznesi të përgjegjshëm, që mbështet/ gjithmonë standardet e larta etike, transparencën dhe profesionalizmin.