• Pri 2017
    Image

    Drejtues për një ditë në Dynamics Partners

    Këtë Prill, në mbështetje të projektit të Junior Achievement Albania, “Drejtues për një ditë”, Dynamics Partners mirëpriti në zyrë një studente të vitit të fundit të shkollës së mesme, për tu bërë pjesë e mjedisit të punës për një ditë.

    Partnerja Menaxhuese, Znj. Monika Farka, si dhe kolegët e tjerë të zyrës ndanë eksperiencat, këshillat, dhe vizionin e tyre me Mariolën, një studente e shkëlqyer. Ne jemi shumë të lumtur që kontribuam si një burimi frymëzimi për Mariolën, në kultivimin e shpirtit të saj drejtues e sipërmarrës. Dynamics Partners do vijojë të mbështesë çdo inisiativë drejtuar fuqizimit të të rinjve, pasi ne besojmë se liderat e vërtetë kultiovohen që në moshë të re.
    Më shumë

  • Shku 2017
    Image

    Dynamics Partners ftohet në takimin e Këshillit të Investimeve(KI)

    Si një kontribues i rëndësishëm në Sekretariatin e Këshillit të Investimeve të Industrisë së Kërkimeve BPO dhe një lojtar i rëndësishëm në fushën e konsulencës së burimeve njerëzore, Dynamics Partners u ftua të marrë pjesë në sesionin e shkurtit, përfaqësuar nga Partnerja e saj Menaxhuese, Znj. Monika Farka.

    Kryesuar nga Znj. Milva Ekonomi, Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, u mbajt TakimiIX i KI me temë "Potencialet investuese dhe sfidat e tregut të punës në sektorin e BPO". Të pranishëm në këtë takim ishin edhe përfaqësues të shoqatave të tjera të biznesit, organizatave ndërkombëtare në Shqipëri, si dhe kompanitë që operojnë në sektorin e BPO. Gjatë takimit pjesemarrësit ndanë mes tyre opinione dhe studime të vlefshme.
    Për më shumë informacion, klikoni këtu.

  • Dhje 2016
    Image

    Dynamics Partners vazhdon angazhimin e saj në Rrjetin e Konsulencës Shqiptare

    Për të mbyllur 2016-n sa më mirë, Rrjeti i Konsulencës Shqiptare zhvilloi një takim këtë muaj me anëtarët dhe partnerët e saj më të spikatur, ndër të cilët edhe Dynamics Partners.

    Dy nga konsulentët e saj: Znj. Ledi Leka dhe Z. Endri Ndoni u bënë pjesë e takimit me temë: "Shërbimet e konsulencës në sektorin financiar, si dhe rolin e autoriteteve dhe rregullatorëve në industrinë e konsulencës"

  • Nën 2016
    Image

    Konsulentja Senior, Znj. Ledi Leka i bashkohet Rrjetit të Grave Sipërmarrë se Shqiptare

    Këtë nëntor, në prani të Ambasadores Holandeze në Shqipëri, Shkëlqesisë së Saj, Znj. Dewi van de Weerd, u themelua Rrjeti i Grave Sipërmarrëse Shqiptare.

    Konsulentja e Dynamics Partners, Znj. Ledi Leka u ftua për t'iu bashkuar eventit me fokus kryesor në ngritjen e kapaciteteve të grave sipërmarrëse. E themeluar nga gratë, Dynamics Partners është dëshmi e gjallë se gratë janë të afta të ndërtojnë histori të mëdha suksesi. Prandaj ne do të vazhdojmë të mbështesim çdo iniciativë që fuqizon sipërmarrjen mes grave.

  • Tet 2016
    Image

    Znj. Monika Farka, merr pjesë në konferencën SEECEL në Shibenik, Kroaci

    SEECEL (Qendra Evropiane Juglindore e të Mësuarit mbi Sipërmarrjet) është një nismë e 8 vendeve që kanë marrë përsipër të arrijnë një numër standardesh që kanë për qëllim të nxisin të mësuarit e sipërmarrjes në ekonomitë në zhvillim. Kjo iniciativë mbështetet tërësisht nga Komisioni Evropian dhe Qeveria Kroate.

    Për të festuar arritjet e përbashkëta të bashkëpunimit strategjik rajonal në fushën të mësuarit mbi sipërmarrjet gjatë gjithë jetës, në Shibenik, Kroaci , u mbajt një konferencë me temë "Të mësuarit mbi sipëpërmarrjet për një ekosistem sipërmarrës" Rreth 450 mbështetës të të mësuarit mbi sipërmarrjet u mblodhën në Shibenik për të dëshmuar zbatimin e suksesshëm të të mësuarit mbi sipërmarrjet si kompetencë kryesore e Evropës Juglindore. Misioni kryesor i konferencës ishte promovimi i Sipërmarrjes Rinore në rajon, por edhe mbështetja e nismave sipërmarrëse të ndërmarra nga gratë. Znj. Monika Farka, një nga gratë e para sipërmarrëse në Shqipëri, u ftua në këtë event si një sipërmarrëse e suksesshme grua nga Shqipëria. Prania e saj në panelin kryesor të konferencës dhe ndarja e njohurive të saj me të gjithë pjesëmarrësit, dëshmon mbështetjen e vazhdueshme që Dynamics Partners ofron për promovimin e të menduarit sipërmarrës përmes projekteve të kompanisë dhe linjave të shërbimit.
    Klikoni këtu për më shumë

  • Maj 2016
    Image

    Monika Farka –E ftuar për të folur në Start Up Grind, Tiranë

    StartUp Grind është një Komunitet Global Sipërmarrje mundësuar nga Google që operon në 98 vende të botës. Çdo muaj, StartUp Grind Tirana fton folës të cilët kanë arritur të ngrenë me sukses biznese të konsoliduara, për të ndarë historitë e tyre të suksesit. Në muajin maj, Znj. Monika Farka u ftua të ndajë historinë e saj të suksesit, si themeluese e një prej firmave më të suksesshme të konsulencës në Shqipëri dhe në rajon.

    Monika beson fuqishëm tek partneriteti,sikurse e thotë proverbi: në qoftë se doni të shkoni larg, shkoni së bashku! StartUp Grind u ul me Monikën për një bisedë ku u diskutua gjithçka lidhet me: sa e vështirë ishte për të që të kalonte nga një konsulentee pavarur (free lance) në një konsulencë globale; çfarë duhet apo nuk duhet bërë gjatë fazave të ndryshme të zgjerimit të një NMV-je; bukuria e teorisë ‘jap e marr’; si të rrisni numrin e investitorëve dhe partneriteteve etj.
    Facebook - Klikoni këtu
    Video - Klikoni këtu

  • Shku 2016
    Image

    Tabloja rajonale e udhëheqjes, prezantuar nga Monika Farka

    Dynamics Partners, si sponsor kryesor i Institutit të Qeverisjes së Korporatave Shqipëri, në bashkëpunim me IFC dhe ecoDa zhvilloi një workshop në Tiranë, për drejtorët dhe anëtarët e bordit mbikëqyrës që kishte për qëllim të analizonte zhvillimet e fundit dhe sfidat e reja që paraqet qeverisja e korporatave për bordet. Pas workshopit, u lançua Akademia e Drejtorëve dhe disa evente të rëndësishme të programit arsimor që IQKSH do të zhvillojë gjatë vitit 2016.

    Ndryshimet kryesore të qeverisjes së korporatave dhe drejtimet e reja janë reflektuar në praktikat e bordit, ambjentin kontollues dhe mbrojtjen e aksionerëve. Workshopi u përshëndet edhe nga përfaqësues të SECO në Shqipëri dhe Zëvendës Kryetari i Bashkisë, Tiranë. Gjatë këtij eventi, Monika Farka, si anëtare e Ekipit Global të Shërbimeve tëBordit për Aims International, ndau me pjesëmarrësit njohuritë e saj të tregut mbi "Sfidat e reja për anëtarët e Bordit".

  • Shku 2016
    Image

    Workshopi i çertifikimit për Diagnostikën e NMV-ve nga IFC

    Znj. Farka mori pjesënë një seminar 4 ditor mbi Diagnostikën e NVM-ve dhe përmirësimin e qeverisjes, organizuar nga IFC në Beograd.

    Programi përfshinte analizën e fazave të ndryshme të zhvillimit të NVM-ve dhe më pas identifikimin e nevojave të ndryshme, rreziqeve dhe sfidave që lidhen me secilën fazë, specifike për karakteristikat unike të çdo faze të zhvillimit të NVM-ve. Gjithashtu, IFC prezantoi Metodat e Vetëvlerësimit dhe Planifikimit të veprimeve si instrumente dhe metodologji të fjalës së fundit që përdoren për të përshpejtuar rritjen e NVM-ve.

  • Dhje 2015
    Image

    Dynamics Partners paraqet studimin : Konsulenca Menaxheriale në Shqipëri

    Gjatë njërit prej eventeve të Rrjetit Shqiptar të Konsulencës, një shoqatë kjo prestigjioze e konsulentëve të menaxhimit në Shqipëri, Dynamics Partners shpërndan studimin me temë:
    ( Konsulenca Menaxheriale në Shqipëri )

  • Shta 2015
    Image

    Znj. Monika Farka ofron trajnimin "Fuqizimi i Grave në Biznes" organizuar nga CEED Shqipëri.

    CEED Albania, me mbështetjen e plotë të USAID-it, organizoi këtë shtator një sesion trajnimi me temë "Fuqizimi i Grave në Biznes". Të trajnuarit e synuar ishin gra në pozicione menaxheriale, si dhe themeluese të kompanive të ndryshme me më shumë se 3 vjet në treg.

    Qëllimi i kësaj iniciative ishte rritja e aftësive drejtuese, menaxhuese dhe sipërmarrëse të grave në Shqipëri. Një qëllim tjetër ishte zvogëlimi i hendekut gjinor dhe rritja e numrit të pronareve femra në biznes. Trajnimi u zhvillua nga Znj.Monika Farka, Themeluese dhe Partnere Menaxhuese e Dynamics Partners, e cila ndau ekspertizën e saj me pjesëmarrësit.
    CEED Albania Website

  • Maj 2014
    Image

    Global Trader rendit Dynamics Partners në Udhëzuesin mbi tregjet globale 2014

    Global Trader është një portofol i titujve ndërkombëtarë biznes-me-biznes qëofrojn revista, përmbledhje, udhëzues si dhe një portal on-line për menaxhuesit dhe drejtuesit e nivelit të lartë të biznesit.

    Për vitin 2014, GT e ka renditur Dynamics Partners si kompaninë më të mirë të Konculencës së Burimeve Njerëzore dhe Rekrutimit në Shqipëri.

  • Maj 2013
    Image

    Trajnim me tëmë “Konsulenca mbi MBNj në Shqipëri” për Anëtarët e RrKSH

    Dynamics Partners, si para kompani lokale e Kërkimit Ekzekutiv dhe Konsulencës së Burimeve Njerëzore është e vendosur të udhëheqë tregun shqiptar përmes shërbimeve të jashtëzakonshme dhe vlerave të forta etike.

    Në kuadër të angazhimit tonë si anëtar themelues të Rrjetit të Konsulentëve Shqiptarë (ACN), më 9 maj në zyrat Dynamics Partners u zhvillua trajnimi me temë: Konsulenca mbi Menaxhimin e Burimeve Njerëzorenë Shqipëri, drejtuar nga Monika Farka, Partnere Menaxhuese e Dynamics Partners dhe anëtare e bordit të ACN. Trainimi u ndoq nga 15 pjesëmarrës (konsulentë, trajnues dhe menaxherë biznesi) të cilët e gjetën temën shumë interesante dhe të vlefshme për vazhdimësinë e karrierës dhe bizneseve të tyre.
    Mëso më shumë mbi trajnimin