NVM-të janë nxitësit kryesorë të rritjes, që përfaqësojnë 95% të bizneseve dhe 80% të PBB-së në rajon.
Për të rritur biznesin e tyre ato përballen me sfida të ndryshme, të cilat shpesh rrjedhin nga dinamika e tyre e veçantë: shumica e tyre ende nën drejtimin e themeluesit. Faktori kryesor që formëzon suksesin e secilës kompani është kalimi në një menaxhim profesional dhe qeverisje më të mirë për të siguruar jetëgjatësi të biznesit.Me mbi 15 vjet përvojë konsulence me këto lloj kompanish, konsulentët tanë punojnë ngushtë me pronarët / menaxherët për të krijuar një mjedis që inkurajon vendimmarrjen më të mirë për ta.

Ne fokusohemi në çështje kyçe si:

Planifikim Strategjik
Hyrje në Financë
Transformim Organizate
Tranzicion të themeluesit
Planifikim të pasardhësve
Shqyrtim dhe vlerësim i qeverisjes

Image

A jeni të interesuar për një kontroll 360 ° të NVM-së suaj?

Diagnostika e NVM-ve

  • Në cilën fazë të rritjes mendoni se është biznesi juaj?
  • Si planifikoni të kaloni në fazën e ardhshme?
  • Cilat janë boshllëqet që ju pengojnë të bëni këtë?
  • A doni të keni më shumë akses në kapital?
  • Si siguroni efektivitet nëvendim-marrje?
  • Si të tërhiqni dhe mbani menaxherët e nivelit të lartë?

Ne ndihmojmë NMV-të në diagnostikimin e problemeve dhe këshillojmë mbi zgjidhjet specifike për fazën e ciklit të tyre të biznesit, duke i paraprirë nevojave të tyre. Klientët tanë përfitojnë nga ekspertiza jonë unike si konsulentë menaxhimi në fusha të tilla si: analiza e investimeve, hyrje në financë, menaxhimi strategjik, ristrukturimi organizativ, vlerësimi i udhëheqjes dhe qeverisjes së korporatave.


Ekipi ynë përfshin ekspertë me një ekspertizë unike në rajon, të fituar nëpërmjet mbajtjes së pozicioneve drejtuese në borde, konsultimeve me zyra në kompaninë kliente, si dhe çertifikimit nga BERZH dhe IFC për Analizën dhe Diagnostikën e NVM-ve dhe Vlerësimin e Qeverisjes. Kjo ekspertizë e njohur në mbarë botën na lejon të zotërojmë mjete të fuqishme diagnostikuese për të ndihmuar në ndërtimin e sistemeve efikase dhe për të përshpejtuar rritjene organizatëssuaj.

Transformimi i Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme

Me rritjen e presionit për të fituar mbi konkurencën, suksesi i një ndërrmarjeje nuk mund të bazohet vetëm në pikat e saj të forta të testuara.Aftësia për tu përshtatur me shpejtësi në situata të reja dhe parashikimi i të paparashikueshmes janë faktorë që po bëhen gjithnjë e më vendimtarë.


Nëse keni qëllim të vazhdoni të rriteni në një fushë të caktuar ose të zgjeroheni me diçka krejtësisht të re, ekipi ynë i konsulencës mund t'ju ndihmojë të zbatoni vendimet e duhura në mënyrë efektive.Ata gjejnë zgjidhjen më të mirë të mundshme duke ju lënë të lirë të përqendroheni në biznesin tuaj të përditshëm.


Çfarë është transformimi i SME-ve?
"Transformimi i qëndrueshëm, i plotë ose i pjesshëm i një organizate që nuk po performon siç duhet për të mundësuar jetëgjatësinë ".
Mungesa e performancës mund të jetë po aq e lehtë sa zgjerimi i një NVM-jeose shfrytëzimi i mundësisë për t’u bërë ndërkombëtare, integrimi vertikal ose përdorimi i kanaleve dhe teknologjive të reja të shpërndarjes. Është një hap-ndryshim që duhet të ekzekutohet me shpejtësi, thjeshtësi dhe fokus.


Biznesi janë njerëzit

Sigurimi i mbijetesës së një ndërmarrjeje është një qëllim i rëndësishëm nëse mund të realizohet.Megjithatë, hapni mënyrën e të menduarit dhe dilni në krye të konkurrencës duke patur në krah konsulentin e duhur. Ai ose ajo duhet të ketë njohuri dhe përvojë për ta bërë kompaninë tuaj të shkojë më tej duke e ndihmuar atë të lulëzojë.
Në fund të fundit, bizneset kanë nevojë për njerëzit që të përqendrohen, të operojnë dhe të rrisin kapacitetet dhe përfitueshmërinë. E vetmja mënyrë për të bërë të qëndrueshëm transformimin është duke fituar zemrat dhe mendjet e njerzve dhe duke ndryshuar sjelljet dhe kulturën.
Transformimi, pavarësisht nga ku nis, përcakton një rrugëtim drejt një biznesi më të mirë dhe suksesi ekonomik. Në pak fjalë, transformimi ka të bëjë me një gjë: njerëzit.

Image

Transformohuni dhe rrituni!